Atentati në Dukagjin, Gjin Guri niset drejt Traumës në gjendje

Jil
Jil
1 Min Read

Është nisur drejt Spitalit të Traumës 46-vjeçari Gjin Guri, i cili mbeti i plagosur në atentatin e bërë mbrëmjen sotme ndaj tij dhe të atit, ku ky i fundit ndërroi jetë në vend.about:blank

Gazetari Senad Nikshiqi bën me dije se Gjin Guri ka marrë 4 plumba, 3 në këmbë dhe 1 në kokë, dhe gjendja e tij paraqitet tejet e rëndë.

Sakaq policia bën me dije se në drejtim të Dukagjinit janë nisur drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, shërbime të Repartit Special RENEA dhe fnsh-së, ekspertë kriminalistë dhe specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda nga Departamenti për Policinë Kriminale në dppsh, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Mësohet se Gjin Gurit në nëntorin e vitit 2021 i është vendosur një sasi tritoli tek lokali i tij në Shosh.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *