“Do hapte restorant”, gazetari i njohur zbërthen vrasjen

Jil
Jil
1 Min Read

Gazetari Merin Maçi tha në një intervistë se Fatjon Dervishi ose Ton Margen, 37-vjeçari që u vra në të gdhirë të së mërkurës, do të hapte një restorant në Sukth.about:blank

Emrin e dytë, sipas gazetarit, e përdorte në Holandë, aty ku ka dyshime të arsyeshme se është përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.


“Kishte rreth 4 muaj që ishte kthyer në Shqipëri dhe të paktën nga informacionet që unë kam, po planifikonte hapjen e një biznesi në zonën e Sukthit, të një bar restoranti dhe prej 4 muajsh ishte kthyer jo nga Holanda, por nga shteti italian, ku kishte dhe bashkëshorten dhe djalin e tij që jetojnë atje. Edhe mënyra si është ndjekur për ekzekutimin e 37-vjeçarit tregon se pikërisht se ajo që ai përfaqësonte fshihte diçka më të madhe se vetë emri që kishte në zonë, ku të paktën nga fqinjët njihej si një person korrekt dhe jo problematik,” – u shpreh Maçi.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *