Stambolli është për përballur muajve të fundit me një periudhë jashtëzakonisht të thatë me mungesë të reshjeve atmosferike, ndërsa shirat vjeshtor më në fund po i afrohen metropolit turk, me reshje të shpeshta shiu, rrebeshe shpeshherë të fuqishme lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Reshjet e shiut do të zgjasin disa ditë me radhë (jo -pa ndërprerje), dhe do ti japin fund zagush isë së pafundme dhe thatësisë shumë ektreme që pllakosi Stambollin dhe disa pjesë tjera të Turqisë gjatë kësaj vere.
Në territoret tona vazhdon mot kryesisht i thatë dhe me reshje sporadike kryesisht në jug të Shqipësië dhe perëndim të Maqedonisë së Veriut. Këto vise presin intensifikim të rrebesheve të shiut gjatë ditës së Premte, ndërsa ndonjë rrebesh i shkurtër mund të arrijë deri në skajin jugor të Republikës së Kosovës.
Në aspektin termik temperaturat këto ditë janë rreth vlerave mesatare, pra tërësisht normale për këtë periudhë kohore.