JiL.al - Jeto i Lumtur

Rrëfimi i Artan Tafanit, gazetarja: Ja çfarë tregon fakti që ai

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Gazetarja Etleva Delia ka folur lidhur me arrestimin e Artan Tafanit dhe pranimin e tij për të bashkëpunuar me drejtësinë, duke çuar më pas në zbardhjen e disa vrasjeve.about:blank

“Vrasës që kryejnë krime për llogari të dikujt, në momentin që arrestohen për të shpëtuar veten, për të siguruar familjen dhe për t’i shpëtuar një dënimi të rëndë, pranojnë të bashkëpunojnë me policinë dhe të rrëfejnë krimet dhe emra personazhesh, siç në këtë rast është Laert Haxhiu” tha Delia për “Real Story”.

Tafani doli në skenë për shkak të grabitjes në një Exchange në Astir, por gazetarja shprehet se paralelisht për këtë, Tafani po hetohej edhe për një vrasje, pasi në makinën e tij kishin gjetur prova që e lidhnin me një vrasje në Greqi.

“Paralelisht për këtë po hetohej edhe për një vrasje, pasi në makinën e tij ishin gjetur prova që lidheshin me një vrasje ne Greqi.

Fakti që ai pranoi të bashkëpunojë, tregon në një lloj forme rrezikshmëri e Haxhiut. Sic duket për këtë arsye ai ka pranuar, pasi nuk ka kaluar shumë kohë” shtoi ajo.about:blank


Lidhur me Laertin, Delia shton se ai është një person që ka nisur të kryejë krime që në moshën 18 vjeçare dhe ka një CV të pasur kriminale.

Sipas saj, Haxhiu akuzohet edhe për dy vrasje që ndodhen në shtetin grek dhe ai mund ta vuajë dënimin atje, në Janinë ku momentalisht është i arrestuar dhe ndoshta nuk ka për t’u ekstraduar në Shqipëri.

Scroll to Top