Kurthi nga një vajzë apo hedhja në det, Ervin Karamuço

Jil
Jil
2 Min Read

Mbrëmjen e djeshme në emisionin Top Story në Top Channel u diskutua zbardhja e 6 vrasjeve nga policia me ndihmën e të të penduarit, Artan Tafani

Në diskutim ishte dhe eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, që tregoi pistat kryesore të zhdukjes së Ervis Martinajt.

“Dëgjova sot kreun e Prokurorisë së Posaçme, i cili kur u pyet mbi Ervis Martinajn, dhe ajo që ai u përgjigj ishte diçka shumë fluide.

Dimë por nuk kemi të dhëna etj, etj. Sepse normalisht po nuk pate profil ADN-je në rastin më të keq dhe një foto me datat aktuale nëse është i gjallë, nuk thua dot asgjë as për njërin fat, as për tjetrin.

Por hetimet që janë bërë vjet nga policia e Shtetit, me informacione të Shërbimit Informativ të Shtetit, kanë qenë më së shumti, se dy janë mundësitë. Ose ky person ka ikur nëpërmjet Durrësit, ku është pritur nga një femër e pastaj ka ikur në Golem, e pastaj me një motoskaf ka shkuar në një anije në Radë, e që prej aty më pas është zhdukur.about:blank

Ose varianti i dytë është që nëse është zhdukur në Durrës, ka ardhur një furgon nga Vlora, dhe më pas nga aty është çuar në Vlorë e kanë ekzekutuar dhe e kanë hedhur në det. Pra këto janë të dy mundësitë, por asnjëra e as tjetra nuk është provuar se nuk ka asnjë lloj prove as për një version as për tjetrin,” tha Karamuço.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *