Automjeti përfundon në kanal, zbardh detajet para

Jil
Jil
1 Min Read

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Divjakë.about:blank

Një automjet tip “Fiat panda” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin vaditës përgjatë rrugës.

Drejtuesi i mjetit rreth 55 vjeç, është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjës.

Mjeti ka dalë nga rruga në aksin rrugor Pushimi i Shoferit- Divjakë ne vendin e quajtur pishat e Babunjës.

Sipas banorëve të zonës që e ndihmuan drejtuesin e mjetit te dilte nga mjeti, gjendja e tij nuk është e rëndë. Kjo pjesë e rrugës për në Divjakë është piktoreske por me shumë kthesa. Rreth një vit më parë një i ri humbi jetën kur mjeti i tij përfundoi në kanalin përbri rrugës.about:blank

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *