Casterlfiorentino i Firences në Itali është tronditur mbrëmjen e djeshme nga një ngjarje e rëndë ku një 35-vjeçare me origjinë shqiptare Klodiana Vefa u ekzekutua me plumb nga bashkëshorti i saj.
Për të folur për këtë ngjarje tronditëse gazetarja Alba Kepi, e cila zbuloi disa detaje të reja.
Ajo tha se çifti përveçse kishin probleme dhe grindje të vazhdueshme, ata edhe ishin ndarë para një viti, por vazhdonin të jetonin bashkë.
“Dyshohet se vrasësi është bashkëshorti, pasi ai është zhdukur edhe pse po kërkohet. Ai kërkohet në të gjithë territorin e Toskanës dhe në të gjithë Italinë. Shkak për këtë krim mendohet të jetë xhelozia, grindjet që ky çift kishte prej kohësh. Fakti është se ata kishin mbi një vit që ishin ndarë, por vazhdonin të jetonin në të njëjtën banesë, herë bashkëshorti vinte dhe herë nuk vinte në shtëpi, por asnjëherë nuk e kishte pranuar kërkesën e Klodianës për t’u ndarë”,-tha gazetarja.about:blank
Ajo shtoi se Kodiana është gruaja e psetë që është vrarë në Itali nga një i afërm pasi edhe në raste të tjera ato janë vrarë o bashkëshorti, o nga vëllai, o nga babai.
“thuhet se grindja ka nisur fillimisht në banesë, por për t’u ndier e sigurt ajo ka zbritur në rrugë dhe aty ka ndodhur gjithçka. Dëshmitarët e parë tregojnë se është një ekzekutim i menjëhershëm pasi plumbi e ka marrë menjëherë në fyt dhe pse janë përpjekur ta ndihmojnë nuk ia kanë dalë dot”,-tha gazetarja Alba Kepi.