JiL.al - Jeto i Lumtur

E mitura goditet për vdekje nga rrufeja, zbardhen detajet tronditëse

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të premte, ku një 16-vjeçare ka ndërruar jetë pasi u godit nga rrufeja.

Ngjarja ka ndodhur në Florida, ku e mitura u godit nga rrufeja teksa po gjuante me të atin. Babai i saj humbi ndjenjat në momenti nkur ata u goditën nga shkarkimi elektrik, dhe pasi u kthjellua e gjeti vajzën e tij në gjendje kritike. Ajo u dërgua me urgjencë në spital, ku vdiq dy ditë më vonë, raporton BBC.

Shkolla e mesme, ku e reja ishte nxënës anuloi të gjitha ngjarjet e saj atletike të enjten në shenjë zie, ndërsa shokët e klasës dhe miqtë e saj u mblodhën në një kishë lokale për lutje kolektive.

Mesatarisht 28 njerëz në SHBA vdesin çdo vit nga goditjet e rrufesë, sipas të dhënave të mbledhura nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. CDC vuri në dukje se Florida, Teksasi, Kolorado, Karolina e Veriut dhe Alabama kanë më shumë vdekje nga rrufeja dhe se 73% e vdekjeve ndodhin gjatë muajve të verës.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se një në katër viktima të goditjes së rrufesë janë të rinj të moshës 15 deri në 24 vjeç dhe se gjashtë nga 10 vdekje nga rrufeja ndodhin gjatë një aktiviteti të lirë në natyrë.

Scroll to Top