Oligert Kume, avokati i Aldo Bares tha në emisionin Review në Euronews Albania se klienti i tij nuk ka asnjë lidhje me Laert Haxhinë, i akuzuar si porositës i disa krimeve të rënda përmes vrasësve me pagesë. Ai u shpreh se Banda e Lushnjës nuk ekziston dhe kjo është e provuar juridikisht, ndaj përdormi i kësaj terminologjie nga media sipas avokatit, është abuzive.
“Ka tre ditë që lakohet emri i Aldo Bares si kryetar i Bandës së Lushnjë, ndërkohë që nuk ekziston Banda e Lushnjës me kryetar Aldo Baren. Dhe ky është një fakt i vërtetuar juridikisht pasi banda e armatosur me vendim të formës së prerë nuk është provuar që ekziston. Nuk i duhet bërë gjyq publik personave nga ‘97 e në vazhdim por të lëmë drejtësinë të bëjë drejtësi”, tha avokati, teksa përgënjeshtroi lajmet se Haxhia ka qenë rival i Aldo Bares.