JiL.al - Jeto i Lumtur

Gazetari i njohur: Artan Tafani ka ditur çdo lëvizje të Laert Haxhiut

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Gazetari Sokol Bregu ishte këtë të premte i ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albanians për të folur rreth megaoperacionit “Never Forget”. Bregu tha se ai nuk dyshon në tërësinë e deklaratave të penduarit të drejtësisë Artan Tafani, pasi ky i fundit ka ditur çdo lëvizje të Laert Haxhiut.about:blank


“Nuk dyshoj në tërësinë e atyre që Tafani ka thënë. Ai nuk ka marrë pjesë në akte kriminale deri në vitin 2020, në këtë grup djemsh që kanë pasur hakmarrje në Lushnjë. Dy miqtë e Laert Haxhiut, Anterio Karoshi dhe Orges bilbili ishin njerëzit e tij besnik me të cilin kryente aktet e tjera kriminale. Ata u burgosëne  të dy u dënuan me burgim të përjetshëm. Tafani e dinte se do shkonte në burgim të përjetshëm me provat që kishte lënë në Peqin. Në këtë moment, kur ti shkon në burgim të përjetshëm nuk është fare e vështirë që në një prokuror mund ta thyej që në momentin e parë. Ai e dinte se çfarë e priste. Dy miqtë e tij shkuan në burgim të përjetshëm, i vetmi që shpëtoi ishte Leart Haxhiu. Tafani ka qenë në dijeni për të gjitha lëvizjet e Haxhiut, për shkak të miqësisë së ngushtë. Ata vijnë të dy nga hakmarrjet njërit i kanë vrarë të atin, tjetrit djalin e xhaxhait, i kanë djegur shtëpinë dhe i kanë marrë pronat”,-tha Sokol Bregu.

Scroll to Top