JiL.al - Jeto i Lumtur

Gazetari zbërthen si nisi përplasja mes bandave të Laert Haxhiut

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Gazetari Ferdinand Dervishi shpjegoi në emisionin “Review” në Euronews Albania se si nisi përplasja mes bandave kriminale të Aldo Bares dhe Laert Haxhiut. Ai tha se kjo nisi kur bandën e Aldo Bares filloi ta sulmonte shteti dhe në këtë kohë ai u godit edhe nga grupet rivale. Ai tha se në këtë grup ishte Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili.about:blank


“Lushnja është një qytet I vogël që e mori peng Aldo Bare për 3-4 vjet. Ai bëri gabimin e madh që ngriti dorë kundër shtetit dhe shteti e goditi pasi nuk kishte si ta lejonte aq shumë. Ai u godit, pati edhe të penduar, si Petrit Liçi dhe u vërtetuan shumica e këtyre ngjarjeve dhe u godit kjo strukturë kriminale. Këta u goditën aq fortë sa kundërshtarët e panë veten të fuqizuar dhe filluan të merrnin hak për njerëzit e tyre që I kishte vrarë kjo bandë. U ngrit ky grup ku ishte Bilbili dhe Haxhiu. Këta filluan ta merrnin edhe këta qytetin peng, se vrasjet e këtyre e kanë terrorizuar qytetin e Lushnjës njëlloj si banda e Aldo Bares”-tha Ferdinand Dervishi.

Scroll to Top