JiL.al - Jeto i Lumtur

U vra nga burri në mes të rrugës në Itali, çfarë shkruante

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

TALI – Klodiana Vefa, 35-vjeçarja shqiptare që u gjend ditën e djeshme e ekzekutuar në Itali duket se ka qenë shumë e lidhur emocionalisht me kujtimet e saj të dashurisë.

Dedikimet e saj në rrjetin social Instagram tregojnë përjetimet prekëse të së ndjerës.

Ajo shprehet “se e njoh shumë mirë veten dhe shton se është “e fortë si betoni dhe si xhami”.

Nga ana tjetër Vefa shkruan mbi dashurinë duke thënë se ajo “të merr gjithmonë pak në befasi”.

“E njoh shumë mirë veten, jam prej betoni dhe prej xhami. Disa gjëra nuk më prekin, të tjera më shkatërrojnë.

Dashuria të merr gjithmonë pak në befasi, ka nga ata që pushtohen prej saj dhe në fund ikin. Dhe ka nga ata që e jetojnë atë me gjithë pasionin dhe forcën e tyre”, – shkruan Vefa.

Në një tjetër postim shkruan: “Është e bukur dashuria, po, e bukur. Është e vërtetë se kur të kam përballë më ndodh ajo që ke shkruar… Nuk mund të bëj asgjë… Por pavarësisht kësaj, ajo që ka rëndësi është ajo që rrjedh normalisht…

Nëse do përgjigjen time, ta jap edhe një herë…”

Tragjedia

Klodiana Vefa, 35-vjeçarja shqiptare është gruaja e cila mbeti e vrarë mbrëmjen e kaluar në rrugë në Castelfiorentino pak hapa larg Firences.

Ajo kishte dy fëmijë 14 dhe 17 vjeç. Prej disa kohësh ishte në Itali dhe kishte një leje qëndrimi të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 ku është qëlluar me një plumb në kokë.

Dyshimet janë se autori i ngjarjes është ish bashkëshorti i saj.

Scroll to Top