Një 50-vjeçare në Greqi ka humbur jetën në saj të një aksidenti fatal në punë. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes në Greqi, në vendin e saj të punës në Mesolongji.about:blank
Media greke Protothema.gr raportojnë se gruaja shqiptare punonte në një dyqan mishi ku kryente punë, kryesisht pastrimi, me makineritë që prisnin mishin.
Gruaja fatkeqe, e moshës rreth 50-vjeçare, ka shkuar për të pastruar makinerinë që pret mishin dhe dyshohet se i janë kapur flokët duke e tërhequr dhe copëtuar.
Mësohet se tragjedia ka ndodhur përballë vajzës së viktimës, e cila ka nisur të klithë. Nënë e bijë duket se kanë punuar së bashku duke pastruar dyqane.
Gruaja jetonte në Mesolongji me dy fëmijët e saj, vajzën dhe djalin 10-vjeçar, dy vitet e fundit, kur erdhi nga Shqipëria, pas ndarjes me bashkëshortin. “Ishte një grua shumë e mirë, punonte nga mëngjesi në darkë së bashku me të bijën duke pastruar dyqanet, për të bërë bukën e gojës”, tregon një person që e njihte në lagje.