Në Nju Jork është shpallur gjendje e jashtëzakonshme të shtunën, pasi stuhitë e fuqishme të shiut kanë sjell vërshime të mëdha.about:blank
Shumë metro, rrugë dhe autostrada janë vërshuar, ndërsa së paku një terminal në Aeroportin LaGuardia u mbyll të premten, para se të rihapej më vonë.
Rreth 20 centimetra shi ranë në disa pjesë të qytetit, por stuhia u qetësua paksa kah mbrëmja e së premtes.
“Kjo është një stuhi e rrezikshme, kërcënuese për jetën”, tha guvernatorja Kathy Hochul.
about:blank
“Po shpall gjendje të jashtëzakonshme në Nju Jork, Ishullin Ling dhe Luginën Hudson, për shkak të shiut ekstrem që jemi duke e parë nëpër rajon”, shkroi ajo në X, rrjetin social të njohur si Twitter më parë.
Ajo u bëri thirrje njerëzve të ndërmarrin hapa për të qenë të sigurt dhe të mos tentojnë “kurrë të udhëtojnë nëpër rrugët e vërshuara”. Nuk është raportuar për të vdekur apo për të lënduar rëndë.