JiL.al - Jeto i Lumtur

Ushtari i Laert Haxhiut vrau Fridmanin dhe Bashaliun

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Zbulohet për herë të parë foto e Bledar Berberit, i cili së bashku me Mariglen Topuzin, u arrestua nga një skuadër operacionale në një kafene të Pogradecit.

Ky që shihni në këtë foto të siguruar nga “Ora News” është Bledar Berberi, i cili teksa qëndronte në ambjentet e një lokali në pronësi të dajës së Firdeus Berberit, (i arrestuar në Greqi me Laert Haxhiun), është kapur nga forcat operacionale.

Del foto e Bledar Berberit, ushtari i Laert Haxhiut vrau Fridmanin dhe Bashaliun

Ndërsa Topuzi është përpjekur të largohet por me kot, pasi dhe ai ishte ndaluar nga agjentët që ishin shfaqur në ambjentet e lokalit si klientë.about:blank

Pas ndalimit, të dy këta personazhe janë transportuar urgjent nga policia e Pogradecit në drejtim të Elbasanit, ku pritet që ditën e sotme të dalin para gjykatës së qytetit për tu njohur me masën e sigurisë “arrest në burg”.

Sipas bashkëpuntorit të prokurorisë Marjus alias Artan Tafani, Bledar Berberi, ka marë pjesë në vrasjen e Fridman Xhaferaj në Korçë dhe Albi Bashaliut në Peqin.about:blank

Bledar Berberi, është vëllai i Meardi Berberit i njohur në Pogradec me nofkën “Koro”.

Berberi mban lidhje të forta me Laert Haxhiun, Ilir Berberin alias “Lili i Rrushkës” aktualisht në burg dhe djalin e këtij të fundit Firdeus Berberi i arrestuar në Greqi pasi u shpall në kërkim për “Vrasje me dashje” të mbetur në tentativë ndaj Johan Muçllarit dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve”.

Scroll to Top