Rrëfimi i 6 vrasjeve dhe krimeve të tjera nga i penduari Artan alias Marjus Tafani, solli goditjen policore të grupit të Laert Haxhiut në Lushnjë.
Por ky rrëfim i dhënë për llogari të prokurorisë së Elbasanit, pati një efekt domino, duke arrestuar dhe personazhe të botës së krimit që vepronin në Pogradec dhe Korçë.
Përmes këtij operacioni, prokuroria e Elbasanit tha se ka goditur bazat e veprimtarisë kriminale të Laert Haxhiut, në Lushnjë, Pogradec dhe Korçë, duke arrestuar Meardi Berberin, Mariglen Topuzin, Ligor Romaçkën i njohur me nofkën “Golja” dhe Idriz Manej nga Shkodra i njohur me nofkën “Gjyshko”.
Çështja e 13 personave të arrestuar pritet të vijë për hetim më të thelluar në SPAK, ndërsa sot para gjykatës së Elbasanit dalin të gjithë të arrestuarit për tu njohur me masën e sigurisë “arrest në burg”.Por grupi i Pogradecit është më i madh se tre personat e arrestuar pak ditë më parë.
“Ora News” ka siguruar një foto ku shfaqet i gjithë zinxhiri komandues i grupit të Pogradecit, që lidhi aleancë me Laert Haxhiun dhe bandën e tij, me qëllim kryerjen e krimeve të ndryshme deri në vrasjen e individëve.
Në këtë foto të siguruar ekskluzivisht shfaqet Andrea Pilinçi, pronari i Bar-Restorant “Kashta” në Tushemisht. Pilinçi, u arrestua pak ditë më parë nga prokuroria e Korçës, gjatë opracionit “Tempull”, pasi në restorantin e tij shiste kokainë. Aktualisht Pilinçi ndodhet në burgun e Drenovës.
Ngjitur me Andrea Piliçin ndodhet Mariglen Topuzi, i arrestuar tashmë nga prokuroria e Elbasanit, si autor në vrasjen e Fridman Xhaferaj në Korçë dhe vrasjen e Albi Bashaliut në Peqin.
Topuzi, më parë është dënuar për “Shkatërim prone me zjarr”, pasi i dogji makinën Johan Muçllarit në Pogradec. Ndërsa është proceduar disa herë për vepra të ndryshme penale deri dhe të “Përndjekja” e femrave.
Personazhi tjetër që shfaqet me bluzë të bardhë pas Mariglen Topuzit është Bledar Qose, anëtar i grupit të Pogradecit i arrestuar dhe dënuar në 2013 për “Kanosje” dhe “Mbajtje pa lejë të armëve”. Gjithashtu, Bledar Qose rezulton i arrestuar dhe për trafikim të shtetasve sirianë.
Ndërsa personi tjetër që qëndron në krye të tavolinës dhe mban të veshur bluzë të bardhë, është Bledar Berberi,i arrestuar nga prokuroria e Elbasanit si qitësi i Laert Haxhiut.
Sipas bashkëpuntorit të prokurorisë Marjus alias Artan Tafani, Bledar Berberi, ka marë pjesë në vrasjen e Fridman Xhaferaj në Korçë dhe Albi Bashaliut në Peqin.
Bledar Berberi, është vëllai i Meardi Berberit i njohur në Pogradec me nofkën “Koro”. Berberi, është lidhje e ngushtë e Ilir Berberit ose siç njihet ndryshe “Lili i Rrushkës”, Laert Haxhiun, Firdeus Berberin, Mariglen Topuzin, Brian Syzo, Altedi Jolldashi e p ersona të tjerë që janë pjesë e bandës.
Berberi, u procedua në gjëndje të lirë nga prokuroria e Pogradecit për “Përkrahje të autorit të krimit”, lidhur me ngjarjen e muajit Prill 2022, kur Firdeus Berberi, qëlloi me thikë dhe armë Johan Muçllarin.
Ndërkohë pas Bledar Berberit, qëndron vëllai i tij Meardi ose (Koro). Meard Berberi, rezulton i dënuar për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, e kryer në bashkëpunim.
Ndërsa në raportet kriminale, shfaqet se ka një qasje me Laert Haxhiun, Ilir Berberin dhe persona të tjerë që tregtojnë kokainën në qytetin e Pogradecit.
Kjo është një video ekskluzive që tregon momentin kur Meardi Berberi, ka dalë nga ambjentet e burgut të Drenovës në Korçë, teksa pritet nga anëtarët e grupit dhe familjarët e tij me këngë.
Në sistemin e bizneseve Meardi Berberi nuk rezulton me kompani. Por nëna e tij Medije Berberi, prej muajit Shkurt 2016, disponon një pasuri, bar-restorant dhe hotel që ndodhet në qytetin e Pogradecit. Ky biznes quhet “Era” dhe ndodhet pikërisht në rrugën “Dëshmorët e Pojskës”.
Mes emrave të tjerë që i përkasin këtij grupi kriminal në Pogradec dhe që bashkëpunojnë ngushtësisht me Laert Haxhiun e Lushnjës dhe Ligor Romaçkën e Korçës, është dhe Ilir Berberi ose “Lili i Rrushkës”.
Ilir Berberi, aktualisht është në burg për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municioneve”, pasi u arrestuar nga policia e Pogradecit si i dyshuar në sulmin me 82 plumba kallashnikovi ndaj hotel “Voloreka” në Tushemisht.
Në botën e erët të krimit Ilir Berberi ka futur dhe djalin e tij, Firdeus Berberin, i cili qëndronte ngushtësisht me Laert Haxhiun duke kryer disa krime së bashku.
Firdeus Berberi, ka qënë në makinën BMËX6 së bashku me Laert Haxhiun kur u kapën nga policia greke në qytetin e Janinës. Firdeusi, është proceduar nga prokuroria e Korçës për “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë ndaj Johan Muçllarit.
Pjesë e grupit të Pogradecit janë Ervin Kalaja, Ilir Meçolli, Ardian Xhuti, Elvir Haxhia, Rudi Shaho, Enes Shaho, Griseld Maxhari, Fatjon Bono, Ledian Shkulaku, Kristian Kreste, Hekuran Gjona e të tjerë.