JiL.al - Jeto i Lumtur

Plani për eliminimin e Musabelliut/ “Shteti” në shënjestër

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Artan Tafanit, një nga ‘ushtarët’ e Laert Haxhisë ka zbardhur jo vetëm ekzekutimet e kryera ndaj anëtarëve të bandave rivale por në ‘shënjestër’ kanë qenë edhe aktorët më të lartë të autoriteteve të drejtësisë në vend.about:blank

Dëshmitë dhe hetimet e fundit ndaj bandës së Laert Haxhiut kanë risjellë në vëmendje rrezikun që u kanoset prokurorëve të SPAK, por jo vetëm, nga grupet kriminale që nuk e njohin frikën ndaj shtetit.

Ata që zyrtarisht përfaqësojnë shtetin, prokurorët dhe në rastin e fundit ata të SPAK janë vënë në shënjestër të krimit që me sa duket nuk kursen as familjet e tyre.

Prokurorja e SPAK Doloreza Musabelliu e cila ka në dorë çështjen e Laert Haxhiut ishte nën vëzhgim nga banda e tij, gjë e cila u mësua pas dëshmisë së Artan Tafanit, anëtar i kësaj bande.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se për shkak të kësaj çështjeje janë marrë masa shtesë mbrojtëse për Musabelliun.about:blank

Sipas saj, shoqërues kanë vetëm 10 prokurorë të SPAK, teksa pjesa tjetër nga 17 gjithsej, janë pa mbrojtje as personale dhe as për familjet e tyre.
Po kështu për ish-drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme nuk parashikohet mbrojtje dhe as për familjen e kreut aktual të SPAK.

DËSHMIA E TAFANIT
Dëshmia e Artan Tafanit, i penduar tashmë i drejtësisë ka arritur të zbardhë dhe atentatin që po planifikohej nga prokurores së SPAK Doloreza Musabelli, sipas burimeve zyrtare të Prokurorisë së Elbasanit.about:blank

Tafani, pjesë e bandës së Laert Haxhiut ka deklaruar se po thurej plani për ‘të hequr qafe’ Musabelliun si dhe prokurorin e Lushnjës Adriatik Doga dhe avokaten Merita Selimi.

“I kemi ndjekur. Laerti ka dashur të sulmojë Doloreza Musabelli, pasi ishte prokurorja e çështjes së tij në SPAK. Kjo prokurore kishte dënuar me burgim të përjetshëm shokun e Laertit Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin. I kemi mbajtur nën vëzhgim dhe familjet e tyre. Laerti, pretendonte se nuk kishte lidhje me ngjarjen dhe se kjo prokurore po i bënte gropën. Atij ju fiksua që ta vriste prokuroren ose ndonjë njeri të afërm të familjes.
I kemi bërë foto prokurores, burrit avokat dhe fëmijëve. Laerti tha se fotot e fëmijëve duhet më parë t’ia nisnim burrit të prokurores për të parë se çfarë ndikimi dhe reagimi do sillte”, ka deklaruar i penduari Tafani.

Scroll to Top