JiL.al - Jeto i Lumtur

“Kishte akses në ‘sasi të pafundme kokaine’”/ Zbulohen

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Tabloidi britanike “Daily Mail” në një shkrim të publikuar sot ka sqaruar me detaje sesi Evropa është kthyer në kryeqytetin botëror të trafikut të kokainës.

“Konfiskimet e kokainës në Evropë tejkaluan ato në Amerikën e Veriut për herë të parë në vitin 2019 dhe janë rritur, me një rekord prej 303 tonësh të konfiskuar në 2021”, shkruan tabloidi britanik.Në shkrim përmendet edhe një nga njerëzit më të rrezikshëm shqiptarë, Dritan Rexhepi, i cili kishte vepruar si ndërmjetës në emër të dy organizatave kriminale shqiptare.
“Prokurorët italianë thanë se Rexhepi kishte akses në ‘sasi të pafundme kokaine’. Raportohet se ai është arratisur në janar”, shkruan “Daily Mail”.Kompania Bello, njihet si një rrjet organizatash kriminale të drejtuar nga ‘kapo’ Dritan Rexhepi, një shqiptar, i cili u arrestua në vitin 2020 në një bastisje të koordinuar në Evropë dhe Lindjen e Mesme.
Kinahanët, bashkëpunëtorët e njohur të familjes Camorra dhe një konsorcium i udhëhequr nga shqiptarët besohet të jenë midis njëzet grupeve kriminale evropiane të përfshira në operacionin e kontrabandës.Kokaina e ka origjinën nga klani i frikshëm i Gjirit Kolumbian, ose Clan del Golfo.
Klani ka një reputacion të frikshëm për dhunën, ka krijuar lidhje ndërkombëtare me grupe të tjera kriminale, përfshirë mafien shqiptare, dhe mendohet se furnizon deri në 70 për qind të kokainës në botë.“Klani del Golfo është aq i fuqishëm, saqë qeveria amerikane e ka caktuar atë si një nga 5 grupet më të sofostikuara të krimit të organizuar transnacional në botë, pavarësisht se lideri i saj i njohur si ‘Otoniel’ është dënuar me 45 vjet burg në SHBA”, shkruan Daily Mail.

Scroll to Top