Një person akuzohet se futi makinën e tij në stacionin e policisë në Nju Xhersi.
Oficerët e policisë thanë se ai hyri në dhomën e stafit, teksa po degjonte këngën “Welcome to the Jungle” (Mirëserdhët në xhungël) të Guns N’ Roses dhe po leviste me makinën e tij.
Drejtuesi i mjetit akuzohet se ka përplasur me dashje garazhin e një rezidence private më herët të njëjtën ditë.
Policia publikoi edhe pamjet e ngjarjes, e cila ndodhi më 20 shtator.
Shtetasi i identifikuar si John Hargreaves, përballet tashmë me disa akuza të rënda, duke përfshirë terrorizmin, që parashikon një dënim maksimal me burgim të përjetshëm.
Ai po mbahet në një burg të Nju Xhersit