Flakët i dolën jashtë kontrollit, bie në pranga autori i ngjarjes

Jil
Jil
2 Min Read

Një 66 vjeçar është arrestuar pasi zjarri që ai ndezi për të djegur barishte, u përhap dhe si pasojë u dogjën sipërfaqe me bimësi dhe rreth 200 ullinj. Në pranga ra shtetasi Belul Tafa 66 vjeç banues në fshatin Goriçan, Dimal.about:blank

Njoftimi i policisë:

Dimal/Ndezi zjarr në tokën e tij, për djegien e barishteve, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën një sipërfaqe me bimësi dhe rreth 200 ullinj, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 66-vjeçari.

Shërbimet e Policisë Dimal, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Goriçan, Dimal, kishte rënë zjarr i cili ishte përhapur nga era dhe po digjte një sipërfaqe të madhe me bimësi dhe ullinj, menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe së bashku me shërbimin zjarrfikës, kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve, falë veprimeve të shpejta profesionale hetimore, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasit B. T., 66 vjeç, banues në fshatin Goriçan, Dimal.about:blank

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *