Shqipëria
Vendi ynë gjatë paradites do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin, por herë pas here do të ketë kalime të lehta të vranësirave të cilat më të theksuara pritet të jenë në zonat veriore.
Ndërsa orët vijuese do të shtojnë gradualisht vranësirat në të gjithë territorin e vendit por nuk priten reshje.
Parashikohet që alternim kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të dominojnë vendin edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje vetëm në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 32°C.
Era do te fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtesi 30 km/h nga drejtimi Verior dhe Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.
Kosova
Deri në mesditë, Kosova dominohet nga mot i kthjellët por pas-mesdite pritet kalim i vranësirave ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në ekstremin Verior dhe Veriperëndimor.
Parashikohet që në mbrëmje vonë dhe gjatë natës vranësirat të largohen përkohësisht duke ja lënë vendin kthjellimeve në të gjithë territorin e Kosovës.
Temperaturat e ajrit do të ngjiten deri në 29 gradë C në orët e mesditës.