Nga kush u plagos 34-vjeçarja kamerunase në Durrës?

Jil
Jil
2 Min Read

Detaje të reja hedhin më shumë dritë mbi plagosjen e një 34-vjeçareje nga Kameruni natën e kaluar në Durrës.

E punësuar, si shumë shtetas të tjerë afrikanë në Durrës, 34-vjeçarja ka përfunduar në spital me një hemorragji të lartë për shkak të prerjeve në dorë. Paraprakisht, policia vendore deklaroi se 34-vjeçarja ishte dëmtuar në banesë me mjet prerës nga familjarë të saj dhe për të sqaruar situatën i ka shoqëruar të dy personat që jetonin me të në ambientet e komisariatit të policisë së Durrësit për të dhënë shpjegime.

Komunikimi me një anglishte të çalë si nga e plagosura, që ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital, ashtu dhe nga dy personat e shoqëruar ka vështirësuar zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.

E plagosura jeton në lagjen nr.13 të Durrësit, në plazh, së bashku me nënën dhe të dashurin e saj. Ajo është e punësuar në një nga fabrikat në zonën e Shkozetit në Durrës.

Paraprakisht u raportua se e plagosura kishte deklaruar se ishte qëlluar nga e ëma që jetonte me të, më pas nga komunikimet ka rezultuar se gjatë një konflikti në banesë shtetasja nga Kameruni ka goditur xhamin e një dere duke u vetëdëmtuar.about:blank

Gjithsesi hetimet në lidhje me ngjarjen dhe pretendimet e ngritura vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes brenda familjes.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *