JiL.al - Jeto i Lumtur

Elton Qyno zbardh të tjera dëshmi të penduarit të drejtësisë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Zbardhen të tjera dëshmi të të penduarit të drejtësisë Artan Tafani i cili është një nga 11 anëtarët e bandës së Laert Haxhisë, që u la në burg nga Gjykata e Elbasanit.about:blank

Ai tregon se Haxhia e kishte futur dhe vetë Tafanin në listën e personave që do ta vriste, ashtu siç ndodhi edhe me kushëririn e tij, Fridman Xhaferaj që e vrau dhe e hodhi në rezervuar, vetëm se i kishte thyer besimin.

Ky ishte “ligji” i Laert Haxhisë, që kushdo që i thyente besimin ose për këdo që ai kishte dyshime  bëhej i pamëshirshëm.

Gazetari Elton Qyno mëson se një fakt të tillë e kishte nuhatur dhe Artan Tafani, i cili i ka treguar prokurorit Kreshnik Ajazi, se kishte kuptuar që vetë grupi ku bënte pjesë dhe kryente krime, po e ndiqte për ta vrarë. Kjo bindje që ai kishte krijuar e ndikoi atë që të bëhej bashkëpunëtor i drejtësisë duke rrëfyer krimet që banda e Laert Haxhisë kishte bërë.

Scroll to Top