Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat e ftuar në emisionin Top Story ka treguar se si kamufloheshin kokat e krimit në vendin tonë përmes rrjetit Sky.
“Sky funksiononte me një kod, nuk kishe emrin tënd, kishe një kod 6 shifror, një përzierje mes shkronjave kapitale dhe numrave, të personazheve të botës së krimit që janë në kërkim apo që janë arrestuar. Kodi i parë që është (në ekranin në studio) MHSE7L i përket ish prokurorit Xhevahir Lita dhe kështu me radhë.
Ai është kodi i personit. Kishte një aplikacion Sky që nës e ti kishe panik se ishe në gjurmët e policisë fusje një kod paniku dhe të gjitha bisedat e tua fshiheshin.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
Brenda aplikacionit ishte një alternativë që quhej kod paniku, ku ti nëse klikoje tek ky kodi dhe fusje një kod tëndin që e zgjidhje ti, të gjitha komunikimet që kishe bërë në rrjetin Sky fshiheshin dhe ishin të pakthyeshme. Po ashtu kishte alternativa që mesazhet për një afat kohor të cilin përdoruesi e mendonte fshiheshin, në celular nuk ishin, por në server po”, tha Bezat.