JiL.al - Jeto i Lumtur

Bashkëshortja gjen 55-vjeçarin të varur në kasollen e bagëtive,

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 55-vjeçar nga Skrapari, është gjetur pa jetë nga bashkëshortja e tij në kasollen e bagëtive.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Usti në fshatin Valë.

Viktima Veri Z., dyshohet të jetë vetëvarur me litar. Thuhet se kishte lidhur një litar në pemën e ullirit, ngjitur me kasollen e bagëtive dhe më pas kishte varur veten.

Sipas informacioneve, pasi nuk ishte kthyer në shtëpi, familjarët kishin nisur kërkimet dhe ka qenë bashkëshortja e tij ajo që e ka gjetur të varur me litar dhe më pas ka njoftuar policinë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë policie, që pasi kanë kryer kqyrjes e vendngjarjes kanë konfirmuar se në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune.about:blank

Trupi i pajetë i Veri Z. është transportuar drejt morgut të Spitalit Rajonal Berat, ndërkohë që policia konfirmon se 55-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Scroll to Top