Një nga ngjarjet e fundit që ka tronditur jo vetëm popullin shqiptar por edhe atë italian, ishte vrasja e Klodiana Vefa, e cila u vra nga bashkëshorti i saj Alfred Vefa, ku ky i fundit kreu vetëvrasje.
Alfred dhe Klodiana Vefa ishin divorcuar prej dy vitesh në Shqipëri por ata jetonin në një shtëpi, pasi 37-vjeçarja nuk kishte mundësi ekonomike, teksa të dy vijonin jetët e tyre të ndarë, megjithatë debatet, që kur ajo tha se nuk dëshironte të ishte më me të, kanë qenë të vazhdueshme.
Në rrjetet sociale ka patur një reagim të madh lidhur me këtë ngjarje, ku shumica janë bashkuar me dhimbjen e humbjes së jetës të 37-vjeçares mirëpo, çuditërisht ka patur edhe nga ata persona që kanë mbështetur vrasësin.
Lidhur me këtë çështje, gazetarja e njohur, Fatma Haxhialiu, ka reaguar ashpër, teksa ka lexuar disa komente që janë vërtet për të ardhur keq.
“Si nuk identifikohen të gjithë këta vrasës potencial dhe të merren masa ligjore ndaj tyre? Nuk kanë brirë vrasësit e grave, janë fiks kështu si këta“, shkruan bashkangjitur postimit të bërë në “Instastory” gazetarja e njohur.about:blank