JiL.al - Jeto i Lumtur

Pas deklaratës ofenduese të Albano Bogdos, reagon Maestro

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ish-banori i spektaklit televiziv “BBV2”, Armaldo Kllogjeri (Maestro), ka qenë tepër aktiv këtë verë, duke kënduar në vende të ndryshme të Shqipërisë.

Ditën e martë, ai ka bërë një bisedë virtuale në Instagram me ndjekësit e tij, ku ata pyesnin, e Armaldo përgjigjej.

E sigurisht, nuk kishte si të mungonte një pyetje lidhur me situatën mes familjes Ramosaj dhe Albano Bogdos.

I pyetur se çfarë mendimi ka për fjalët e Trixës, ai u përgjigj:  “Dëgjo, unë jam baba i dy vajzave dhe ndonjëherë kur shoh të tilla mënyra të shprehuri në media, më vjen keq për vendin ku është rritur Trixa dhe ku do rriten vajzat e mia.

Beatrix, vazhdo e qetë dhe krenare për veten tënde, sepse siç e pe shumica janë ndërgjegjësuar, të mbështetën dhe e dënuan atë deklaratë të ulët.”about:blank

Scroll to Top