Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një person është qëlluar për vdekje nga një i panjohur me thikë.
Ngjarja ka ndodhur në New York, teksa ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë që ndodheshin në zonë.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, viktima është ulur në një stol dhe po priste autobusin me të dashurën e tij.
I riu ishte me të dashurën e tij kur i dyshuari, i veshur me një xhup me ngjyrë të errët me kapuç, e pyeti “Çfarë dreqin po shikon?” përpara se ta godiste me thikë në gjoks.
Në pamjet e sigurisë dëgjohet e dashura e tij duke bërtitur: “Të lutem, të lutem, të lutem”, teksa Carson rrëzohet në stolin në të cilin ishte ulur përpara se sulmuesi ta godasë me thikë disa herë.