A pati gisht Rusia tek sulmi në Kosovë? Analistja e njohur

Jil
Jil
1 Min Read

Analistja nga Kosova, Alma Lama tha në një intervistë për Euronews Albania se shërbimet sekrete mund të kenë informacione për ndërhyrje të Rusisë tek sulmi ndaj policisë së Kosovë, në 24 shtator.about:blank

Sipas saj, në deklaratat e SHBA lidhur me sulmin e serbëve në Veri, mund të lexohet mes rreshtash për mundësinë e një ndërhyrjeje të tillë kur thuhet se pas këtyre strukturave fshihen struktura të tjera.

“Vuçiç po shihet si një lloj diktatori i vogël që po shkakton trazira në rajon. E rëndësishme është të kuptohet cili ka qenë roli i Rusisë në këtë ngjarje. Mendoj se shërbimet sekrete kanë informacione e kush janë këta persona, ku i kanë marrë armët dhe në përputhje me këto informacione do merren e dhe masat. Duke dëgjuar edhe deklaratat e SHBA besoj se ata kanë më shumë informacione që nuk po i jepen publikut, por po të lexosh pas rreshtave e kupton. Është folur se pas këtyre strukturave ka struktura të tjera”, tha Lama.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *