Një 28-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Përmet, pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.
Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet E.M , i cili akuzohet sa në muajin qershor ka abuzuar seksualisht të miturën. Ndaj 28-vjeçarit është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg” nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjthshëm Gjirokastër.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjthshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.