Identifikohen viktimat në aksidentin e ndodhur në Venecia të Italisë, ku një autobus u rrëzua nga mbikalimi dhe ra mbi shinat e trenit elektik. Aksidenti i rëndë prej më shumë se 22 orësh kishte bërë të vështirë identifikimin për shkak të djegjes masive nga korrenti elektrik. Deri tani raportohet se janë 7 ukrainas të vdekur midis turistëve.about:blank
Tre vajza në moshën 33-vjeçare janë identifikuar me emrat: Liubov Shyshkarova, Iryna Pashenko dhe Yuliia Niemova. Nga ana tjetër është shënuar si viktimë dhe Vasil Lomakin një baba 70-vjeçar i cili ishte me pushime me djalin e tij,ku ky i fundit u nxor i gjallë nga rrënojat e autobusit, thuhet në La Republica.
Tetiana Beskorovainova , 65 vjeçe, është gjithashtu nga Ukraina. Tragjedia më e madhe ishte e Antonela dhe Marko Bakoviç, çifti kroat i cili kishte zgjedhur Venecian për muaj mjalti. Antonela e cila priste një foshnje humbi jetën në vend kurse bashkëshorti i saj Marko po lufton me jetën në gjendje të rëndë. Dokumentet e shumë njerëzve u dogjën. Të tjerëve do t’ju duhet ADN për t’i njohur ato.