JiL.al - Jeto i Lumtur

Aksidenti tragjik në Venecia/ Identifikohen 21 viktimat,

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Prefekti i Venecias, Michele di Bari bëri të ditur se janë identifikuar të gjithë viktimat e aksidentit të mbrëmjes të së martës, ku një autobus ra nga një mbikalin në në Mestre. Bëhet fjalë për nëntë shtetas ukrainas, katër rumunë, tre gjermanë, një italian (shofer), një kroat, dy portugez dhe një afrikano-jugor.about:blank

Rajoni i Venetos ka publikuar buletinin e të plagosurve. 15 pacientë të përfshirë në aksident janë të shtruar në spitalet e Venetos, 12 të rritur dhe 3 të mitur. Dhjetë nga këta pacientë janë në terapi intensive. Shkaqet e aksidentit nuk janë zbardhur ende. Pista kryesore që autoritetet dyshojnë është se shoferi ka qenë i sëmurë.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së martës. Autobusi me turistë ukrainas, gjermanë, francezë dhe kroatë ra nga një lartësi prej rreth 10 metrash dhe përfundoi në shinat e trenit, ku shpërtheu në flakë.

Scroll to Top