JiL.al - Jeto i Lumtur

I penduari i drejtësisë zbardh detajet e forta të plagosjes

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Metaj në Lushnje.about:blank

Tafani ka rrëfyer se Laert Haxhiu kërkoi vrasjen e këtij personi të cilin e kishte inat, pasi njihej si mbështetës i Aldo Bares. “Laerti kërkoi ta vrisnim sepse nuk duronte dot faktin ta shihte duke lëvizur nëpër Lushnje. Unë e qëllova tetë herë, por ai shpëtoi”, mësohet të jetë shprehur Marjus Tafani.

Ai ka shpjeguar se ekzekutor i ngjarjes ka qenë vetë ai, duke qëlluar plot 8 herë me armë ndaj objektivit, i cili është prekur nga katër plumba, por që ka mbijetuar. Atentati ndaj Kujtim Metës ka ndodhur në prill 2022, ku 44-vjeçari nga fshati Savër ishte duke konsumuar kafen në një nga lokal, kur drejt tij u qëllua tetë herë me armë nga një person me maskë anti Covid dhe kapele. Pas atentatit, autori është larguar me shpejtësi duke arritur ti shpëtojë policisë, pasi u ndihmua nga një person i dytë me automjet. Sipas Artan Tafanit, vëzhgues ka qenë shtetasi Dorian Shurdhi, i cili sipas disa raportimeve, është larguar nga Shqipëria pas ngjarjes dhe dyshohet se ka gjetur vdekjen në Belgjikë në shtator 2022 pasi është dhunuar nga disa persona.

Shtetasi Kujtim Meta, nuk kishte precedent penalë, por sipas policisë, kishte miqësi me Besmir Hidën, tregtar makinash, i cili ishte vrarë më parë më 1 tetor të vitit 2019 në Lushnje. Viktima e kësaj ngjarje, ishte daja i Zamir Latifit të vrarë në vitin 2017 në ngjarjen e njohur si ‘masakra e Lushnjes’, për të cilën akuzohen Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili. Pas arrestimit dhjetë ditë më parë, Artan Tafani është marrë në pyetje tri herë duke dhënë deklarime për krimet e bandës së Laert Haxhiut, ndërsa dje, prokurori i Elbasanit takoi kreun e spak me qëllim kalimin e dosjes në këtë institucion.

Scroll to Top