JiL.al - Jeto i Lumtur

Tentoi të arratisej, hajduti bie nga kati i pestë i pallatit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një burrë ka humbur jetën në Caserta të Italisë pasi është rrëzuar nga kati i pestë i një pallati. Sipas medias italiane Ansa, dyshohet se ai ishte një hajdut që synonte të arratisej pasi kishte hyrë në një apartament për të vjedhur.

Kanë qenë banorët që kanë njoftuar policinë. Rezultoi se hajduti ishte me një bashkëpunëtor i cili megjithatë arriti të arratisej. Sipas raportimeve, të dy duket se kanë qenë brenda një apartamenti kur janë shqetësuar apo zbuluar dhe kanë tentuar të arratisen, ndoshta nga ballkoni.

Njëri prej tyre ka humbur ekuilibrin duke ‘fluturuar’ për më shumë se dhjetë metra. Ndërhyrja e punonjësve shëndetësorë ka qenë e kotë dhe kanë mundur vetëm të konfirmojnë vdekjen e burrit. Në pallatin ku ndodhi krimi jeton edhe ish-kryebashkiaku i Caserta-s, Pio Del Gaudio.

Scroll to Top