Zbardhen detaje tronditëse nga ngjarja e rëndë në

Jil
Jil
1 Min Read

Zbardhen detaje të reja nga vdekja e foshnjës 8-muajshe nga Shkodra në spital në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur dy javë më parë, por në media lajmi doli ditën e sotme. about:blank

Paraprakisht nga informacionet e para mësohet se foshnja kishte probleme me zemrën. Prindërit fillimisht e çuan në spitalin e Shkodrës. Aty qëndroi një ditë e gjysmë dhe më pas u transportua drejt Tiranës.

Foshnja ka përfunduar në gjendje të intubuar dhe më pas ka ndërruar jetë. Familja ka bërë denoncim në polici duke akuzuar mjekët për neglizhencë. Prokuroria e Shkodrës ka marrë kartelën në spitalin e Shkodrës dhe po vijon hetimet për rastin. 

Pak ditë më parë ndërroi jetë në Tiranë një tjetër fëmijë 3-vjeç pas ndërhyrjes për dhëmbët në një klinikë private. Edhe në këtë rast, prindërit kanë akuzuar mjekun për neglizhencë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *