JiL.al - Jeto i Lumtur

Vdekja e 3-vjeçarit/ Urdhri i Stomatologëve: Sot e kemi shpallur

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Urdhri i Stomatologëve ka reaguar për vdekjen e vogëlushit 3-vjeçar, pas ndërhyrjes për rregullimin e dhëmbëve në një klinikë private në Tiranë.

 Në një postim në faqen zyrtare, Urdhri i Stomatologëve bën me dije se sot ata e kanë shpallur ditë zie kombëtare, ndërsa theksohet se pavarësisht përpjekjeve të shumta nuk kanë mundur dot të lidhen me doktor Roland Xhaxhon dhe klinikën e tij.

Urdhri i Stomatologëve i ka bërë gjithashtu apel Ministrisë së Shëndetësisë dhe Prokurorisë që të dalin sa më parë në një prononcim për publikun.

Reagimi zyrtar i Urdhrit të Stomatologëve të Shqipërisë për mediat dhe opinionin publik: Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë i shpreh ngushëllime familjes dhe të afërmëve të vogëlushit të ndjerë, Brian Spahiu!

 Stomatologjia shqiptare sot ka shpallur ditë zie dhe lutjesh  për Brianin e vogël. Opinioni paraprak i USSH është se: – Duhet një prononcim i stomatologut që ka kryer mjekimin e dhëmbëve të vogëlushit;

– Të intervistohet nga gazetarët dhe mediat stomatologu kompetent, i cili ka percaktuar protokollin e mjekimit të vogëlushit të ndjerë dhe ka kryer mjekimin dentar;

– Ministria e Shëndetësisë dhe Prokuroria duhet të prononcohen publikisht, në një kohë sa më të shpejtë të mundëshme.

Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë nuk ka asnjë informacion nga stomatologu ose klinika përgjegjëse për trajtimin e vogëlushit edhe pasi janë bërë përpjekje maksimale për t’i kontaktuar(askush nuk  përgjigjet në numrat e tyre të telefonit).

Scroll to Top