I arrestuar për spiunazh, merret vendimi drastik ndaj gazetarit të njohur

Jil
Jil
2 Min Read

Gazetari rus që u arrestua dje në Nikosia, pasi iu hoq leja e qëndrimit për arsye sigurie, po deportohet nga Qipro.

Ai shoqërohej nga një person i dytë, i cili u la i lirë pasi është i mbuluar me imunitet diplomatik si anëtar i ambasadës ruse.

Vihet re se gazetari rus i gazetës shtetërore të qeverisë Rossiyskaya Gazeta, Alexander Gasyuk, udhëtonte shpesh në Athinë.

Rusi gjatë arrestimit kishte rezistuar dhe më pas pretendoi se ishte rrahur nga policia. Policia mohon çdo raportim për dhunë.about:blank

Ai ishte në Qipro si korrespondent i gazetës proqeveritare ruse, por aktiviteti i tij duket se nuk kishte lidhje me gazetarinë dhe ishte në kontakt me ambasadën ruse.

Burimet e autoriteteve të sigurisë në Nikosia vunë në dukje se ka prova se “gazetari” rus përbënte një kërcënim për sigurinë e Qipros.about:blank


Ai pritet të deportohet mbrëmjen e sotme bashkë me familjen.

Përfaqësuesi për shtyp i Ministrisë së Jashtme të Qipros, Theodoros Gotsis, konfirmoi se ministria po ndërmerr veprimet e duhura të parashikuara për çështje të tilla të natyrës së veçantë.about:blank

Gotsis vuri në dukje se “ekziston një linjë e hapur komunikimi me Federatën Ruse përmes kanalit diplomatik me qëllim zgjidhjen e çështjes në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Ai nënvizoi se “Ministria e Punëve të Jashtme është në gjendje të sigurojë se çështja po menaxhohet dhe po merret parasysh si duhet nga organet kompetente shtetërore dhe se zgjidhja e saj tashmë është në rrugën e duhur dhe e bazuar në procedurat e duhura”.about:blank

Në përfundim, Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Qipros theksoi se kuptohet që Republika e Qipros, si një shtet i organizuar, merr të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur sigurinë e saj kombëtare dhe për të zbatuar vendimet e autoriteteve kompetente për mbrojtjen e interesave të saj.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *