Breshëri plumbash drejt shtëpisë së…

Jil
Jil
2 Min Read

Është bërë publike një foto e automjetit të përdorur nga autorët e dyshuar, të cilët mesditën e kësaj të premteje qëlluan me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së Skënder Likës në Kurbin.

Breshëri plumbash drejt shtëpisë së Skënder Likës,

Autorët e kësaj ngjarjeje dyshohet se ishin dy persona të maskuar, të cilët lëviznin pikërisht me këtë makinë Audi A4 me portobagazh.

Pas të shtënave nga të cilat fatmirësisht nuk pati të lënduar, ata u larguan nga vendi i ngjarjes duke humbur gjurmët. Policia ngriti pika të shumta kontrolli për identifikimin dhe kapjen e tyre, megjithatë deri më tani nuk ka ende gjurmë të tyre.about:blank

Kjo është hera e dytë që Skënder Likës i bëhet atentat. Në 10 Mars të këtij viti, në këtë vilë 3 katëshe shpërtheu një sasi eksplozivi. Për pasojë pati dëme të shumta materiale dhe banesa të tjera përreth. Sipas asaj që raporton Klan News, hetuesit i lidhin të dyja ngjarjet me vrasjen e Rakip Rolit në fund të vitit 2021.about:blank

Në atë kohë Skënder Lika u ndalua për moskallëzim krimi ndërsa autor i dyshuar i ngjarjes u arrestua djali i tij Leli Lika, i cili ndodhet në burg. Ky i fundit pranoi para policisë se e ka kryer atentatin pasi në korrik të vitit 2021, Roli dhe djemtë e tij e kanë goditur duke i shkaktuar dëmtime në gjymtyrë.

Ndërkohë nipi i Skënder Likës, Ilir Lika në maj të vitit 2020 ekzekutoi dy biznesmenët Bujar Lika dhe Paulin Gjergji në një hotel në Mamurras.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *