Kreu marrëdhënie seksuale me 15-vjeçarin, e pëson keq mësuesja

Jil
Jil
1 Min Read

Një mësuese nga Skocia, 33-vjeç, ka kryer marrëdhënie seksuale me një nxënës 15-vjeçar në pjesën e pasme të makinës së saj dhe në banesën e saj. Ajo ka rënë në prangat e policisë pasi u kap në flagrancë.


Siobhan McLean, takoi djalin si mësuese në një shkollë të mesme në Lanarkshire, tha Gjykata e Sherifit Hamilton, raporton Daily Mail.


Ajo kishte ndihmuar një të afërm të adoleshentit të aplikonte për kurse universitare, si dhe të merrte kurse studimi që ndiqte djali. McLean e kishte kontaktuar atë përmes mediave sociale dhe më pas ata kishin filluar të shkëmbenin mesazhe.

Një natë ata kishin dalur së bashku dhe kishin pirë alkool, dhe më pas kishin shkuar në apartamentin e saj, teksa ajo kishte filluar ta puthë adoleshtentin dhe të kryejë marrëdhënie seksuale me të.

McLean, nga Airdrie, Lanarkshire, u paraqit në Gjykatën e Sherifit të Hamilton dhe pranoi se ishte përfshirë në aktivitet seksual me djalin në shtator të vitit të kaluar.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *