Vdekja e 3-vjeçarit, sekuestrohen kompjuterët e klinikës

Jil
Jil
1 Min Read

Me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, policia ka sekuestruar të premten DVR-në e klinikës ‘Splendent’ ku u krye ndërhyrja ndaj 3-vjeçarit Brian Spahiu, i cili humbi jetën pas ndërhyrjes kirurgjikale.

Mësohet se mjeku Roland Xhaxho ka pretenduar se në ambientet e brendshme nuk ka pamje të kohëve të fundit me argumentin e kryerjes së disa punimeve.

Megjithatë, hetuesit kanë marrë të plota materialet dhe pritet që në ditët në vijim të këqyren me detaje, edhe mbi dyshimet se mund të jetë ndërhyrë për fshirjen e ndonjë materiali filmik.

Po ashtu, janë sekuestruar edhe disa kompjuterë dhe dokumentacione që kanë lidhje me ndërhyrjen e fëmijës 3 vjeç.

3-vjeçari Brian Spahiu vdiq në reanimacionin e pediatrisë më 1 tetor, 3 ditë pas kreu ndërhyrjen kirurgjikale te dentistja Ina Xhaxho për mbushjen e 14 dhëmbëve. Ka qenë babai i saj, Roland Xhaxho që ka kryer anestezinë dhe të dy janë nën hetim, ndërsa Prokuroria e Tiranës po vijon hetimet. Familjarët akuzojnë mjekun se i ka dhënë dozë të lartë anestezie, ndërsa thonë se djalin e kanë marrë në gjendje të rëndë nga klinika.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *