Të paktën 22 viktima nga sulmet me raketa në Izrael

Jil
Jil
2 Min Read

Shërbimet e urgjencës izraelite thonë se të paktën 22 izraelitë janë vrarë pas një sulmi të paprecedentë të papritur palestinez.

Sulmi është marrë përsipër nga grupi militant i Hamasait, i cili pretendon se ka lëshuar mbi 5000 mijë raketa në drejtim të Izraelit.

Më herët, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu iu drejtua me një mesazh izraelitëve ku shprehet se ndodhen në luftë, pasi grupi terrorist i Hasamit ka sulmuar vendin që ai drejton në orët e para të së shtunës. Ai tha se armiku do të largohet shumë shpejt nga vendi.


“Qytetarë të Izraelit, ne jemi në luftë, jo në një operacion, jo në një përshkallëzim, një luftë. Këtë mëngjes Hamasi filloi një sulm të papritur vrastar kundër shtetit të Izraelit dhe qytetarëve të tij. Mblodha krerët e sistemit të sigurisë, para së gjithash porosita që të pastrohen vendbanimet nga terroristët që kishin depërtuar.about:blank

Ky operacion po kryhet në këto orë. Në të njëjtën kohë, urdhërova një mobilizim të gjerë rezervë dhe një luftë hakmarrëse me një forcë dhe shtrirje që armiku nuk e kishte njohur kurrë”, u shpreh ai.

Ndërkohë, presidenti palestinez Mahmoud Abbas thotë se populli i tij ka të drejtë të mbrohet kundër “terrorit të kolonëve dhe trupave pushtuese”.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *