JiL.al - Jeto i Lumtur

Vrau bashkatdhetarin pas një sherri, dënohet shqiptari në Britani

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 38-vjeçar shqiptar është dënuar me 6 vite e 6 muaj burg për vrasje nga pakujdesia të bashkatdhetarit të tij, pas një sherri për motive të dobëta.

Gjykata e Kurorës në Maidstone, ka lënë në burg Shpendi Hakili, për vrasjen e Sazan Bako më 20 nëntor të këtij viti në Londër.

Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 20 nëntor, në Cuxton Road Strood, ku Shpendi Hakili është përfshirë në një sherr me bashkatdhetarin e tij Sazan Bako, që i ka marrë jetën këtij të fundit.

Sipas mdiave britanike goditja e fortë ka bërë që 35-vjeçari të bjerë mbrapsht dhe të përplaset me kokë në trotuar.

Ai vdiq në spital tre javë më vonë, raportojnë mediat angleze, ndërsa Hakili ka mohuar të ketë shkaktuar vdekjen e 35-vjeçarit.

Pas incidentit, oficerët nga Drejtoria e Krimeve të Rënda të Kent dhe Essex nisën një hetim dhe fillimisht arrestuan dy persona në lidhje me ngjarjen.

Më vonë ata u liruan pa akuzë. Detektivët vazhduan hetimet dhe në mars 2023, shqiptari Hakili, u arrestua në Francë.

Scroll to Top