“Tafani ishte në hetim për vrasje”, prokurori i Elbasanit

Jil
Jil
1 Min Read

Artan Tafani, 39-vjeçari që u arrestua mbrëmjen e 23 shtatorit, pranoi të bashkëpunojë dhe u kthye në të penduar. Ai tregoi vrasje e tentativa vrasjesh. Të gjitha të organizuara nga Laert Haxhiu, i cili që prej muajit maj ndodhet i arrestuar në Greqi.about:blank

Tafani u rrëfye para prokurorit të Elbasanit Kreshnik Ajazi, që në fakt e kishte person në hetim për një vrasje të ndodhur dy vite më parë. Vrasjen e ish-anëtarit të Bandës së Lushnjës, Alban Semaku, në tetor të vitit 2021.

Dëshmia e Artan Tafanit zbuloi edhe planet konkrete për të vrasë përfaqësues të sistemit të drejtësisë. Prokuroren e SPAK, Doloreza Musabelliun, që kërkoi burgim të përjetshëm për dy miqtë e Laert Haxhiut, ish-prokuroren e Lushnjës, Merita Selimi dhe avokatin Adriatik Guri.

Kryeprokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi tregon se si është proceduar në rastet e kërcënimeve të prokurorëve dhe mbrojtjen e tyre që sipas tij është bërë për shkak të detyrës, jo për probleme personale.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *