Foshnja 9-ditëshe ndëroi jetë në spital, prindërit bëjnë lëvizjen

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Prindërit e foshnjës 9-ditëshe, i cili ndërroi jetë pas një ndërhyrjeje në zemër, kanë kallëzuar drejtoreshën e QSUT-së, Albana Fico.

Po ashtu është kallëzuar edhe drejtoresha e maternitetit E. Demaliaj, për mos krijim të kushteve për personat që vuajnë nga problemet në zemër.

“Në spital mungonin ilaçet dhe aparaturat e duhura. Djali kishte transpozicion të enëve të zemrës dhe duhej ndërhyrje e menjëhershme kirurgjikale. Nuk kishte as sallë operimi për fëmijë, as specialistë.

Ilaçi që mund të trajtohej përkohësisht mungonte si në QSUT ashtu edhe në maternitet. Ndërhyrja djalit iu bë në repartin e kardiologjisë. Operacioni zgjati 5 orë dhe doli me sukses dhe mjeku më tha që duhet të urinonte që të pastrohej. Spitali nuk dispononte aparaturat e duhura dhe kjo solli rëndim më shumë të gjendjes së djalit. Djali ndërroi jetë në orën 05:00 të 25 gushtit”, shprehet babai i foshnjës.

Scroll to Top