Pas sulmit me raketa ndaj Izraelit,OKB bën lëvizjen urgjente

Jil
Jil
1 Min Read

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë një takim urgjent të dielën për sulmin në Lindjen e Mesme.

Lajmin e bëri të ditur vetë organi në një deklaratë të lëshuar pas sulmeve vdekjeprurëse nga terroristët e Hamasit në Izrael.

Këshilli do të mblidhet të dielën në orën 15:00 me orën lokale për të diskutuar “situatën në Lindjen e Mesme, duke përfshirë çështjen palestineze”, sipas një deklarate.

Kujtojmë që deri tani numri i viktimave ka shkuar në 198, ndërsa të plagosur janë 1610 persona.about:blank

Sulmi i sotëm është më seriozi që nga lufta 10-ditore midis Izraelit dhe Hamasit në vitin 2021, mediat izraelite raportuan përleshje midis grupeve militante palestineze dhe forcave të sigurisë në qytete në jug të Izraelit.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *