JiL.al - Jeto i Lumtur

‘Më fal, po nëse i del gjoksi’! Olta kapet me Ilir Shaqirin ’

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Olta kapet me Ilir Shaqirin në DWTS: Mos ta rregullojë ajo kur i del gjoksi?

Ka nisur “Dancing with the stars” në ekranin e Top Channel. Kryetari i jurisë Ilir Shaqiri ka patur një përplasje me Olta Gixharin pas kërcimit të Enxhi Nasufit.

Enxhi dhe partneri i saj në kërcim, Silvester erdhën me një Kontemporane në natën e parë, por Iliri kishte një vërejtje.

“Kapa një gabim. Është një gabim i rëndë në skenë. Të rregullosh kostumin kur kërcen nuk është e pranueshme për një artist”, i tha Iliri Enxhit.

Pas komentit të Ilirit, ndërhyri Olta e cila iu drejtua:

“Më fal Ilir, po nëse i del gjoksi çfarë të bëjë ajo, ashtu do vazhdojë kërcimi?”

“Skena nuk fal lëvizje të tepërta”, i tha Iliri Oltës. “Ti këtë problem nuk do ta kesh kjo është e sigurt”, shtoi ai.

Scroll to Top