Të paktën 200 persona kanë mbetur të vrarë në Izrael që kur militantët e Hamasit nisën një sulm të befasishëm të shtunën herët në mëngjes, sipas shërbimit të shpëtimit emergjent të Izraelit, Zaka.
Sipas një bilanci paraprak, të paktën 1,452 njerëz kanë mbetur të plagosur, tha ministria izraelite e shëndetësisë.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një takim urgjent të dielën për të trajtuar situatën në Lindjen e Mesme.
Presidenti amerikan Joe Biden zhvilloi më herët një bisedë me kryeministrin Benjamin Netanyahu ku konfirmoi se mbështetja e SHBA për sigurinë e Izraelit “është e fortë dhe e palëkundur”.
Në një fjalim nga Shtëpia e Bardhë, Biden dënoi grupin militant Hamas për fillimin e një sulmi të befasishëm ndaj Izraelit, duke theksuar se: “Nuk ka asnjëherë justifikim për sulmet terroriste.”
Sipas Biden, SHBA-të do të kenë mbështetjen e Izraelit. “Ne do të sigurohemi që ata të kenë ndihmën për të cilën qytetarët e tyre kanë nevojë dhe ata mund të vazhdojnë të mbrojnë veten,” tha presidenti.
Presidenti amerikan dekurajoi palët e tjera armiqësore ndaj Izraelit, nga shfrytëzimi i sulmeve në avantazhin e tyre.
“Bota po shikon”- paralajmëroi udhëheqësi amerikan./tch