IZRAEL-Ndërsa luftimet mes pjesëtarëve Hezbollahut dhe ushtrisë izraelite sa vjen e po rritet, pamje të rënda të luftëtarëve të grupit të armatosur palestinez Hamas që ekspozojnë një trup të zhveshur dhe të dhunuar të një gruaje nëpër rrugët e Izraelit në pjesën e pasme të një kamioni.
Sipas videove që qarkullojnë në mediat sociale, një turmë ulëritës rrethon automjetin e Hamasit, duke i bërë jehonë thirrjeve të tyre dhe duke pështyrë mbi trupin e gruas, shkruajnë mediat e huaja.
Hamasi fillimisht pretendoi se trupi i përkiste një ushtareje izraelite, por më vonë Adi Louk konfirmoi në X se trupi i së cilës u ekspozua në video ishte motra e saj, Shani Louk, një shtetase gjermane dhe një artiste tatuazhesh.
Nëna e Shani Louk, në një video-mesazh të postuar nga Visegrad 24 në X, kërkonte ndihmë për informacion në lidhje me vendndodhjen e saj. Sipas të afërmve të Shanit, viktima ishte zhdukur pasi militantët morën kontrollin e një festivali në ambjent të hapur të shtunën në mëngjes.
“Është padyshim Shani. Ajo ishte në një festival muzikor për paqe. Ky është një makth për familjen tonë,” u shprehën të afërmit.
Festivali i muzikës, ku Shani kishte marrë pjesë, thuhet se ishte një nga vendet e para që u sulmua nga militantët e Hamasit. Sulmi i parë erdhi me 5000 raketa të mëdha të lëshuara nga grupi militant Hamas në Izrael të shtunën në mëngjes, pas së cilës luftëtarët depërtuan në vend. Militantët kanë kapur edhe të huaj. Rreth 500 njerëz janë vrarë si në Izrael ashtu edhe në Palestinë në luftimet e fundit.