JiL.al - Jeto i Lumtur

: Nuk e ka mbështetjen e SHBA-së, ku i gjen fondet?

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Evi Kokalari ishte këtë të hënë e ftuar në Euronews Albania ku mes të tjerave ajo ka treguar edhe prëse kanë nisur replikat e saj me themeluesin e lëvizjes “Shqipëria bëhet” Adriatik Lapaj.about:blank

Në momente të ndryshme Kokalari ka zgjedhur që edhe mbiemrin e tij ta lexoj Llapaj dhe jo Lapaj siç ai e ka, por e pyetur se përse refuzon t’ia shqiptojë emrin ashtu siç ai e ka, ajo tha se nuk e bën me qëllim dhe se kjo është gjëja e fundit që duhet t’i interesoj publikut.

Sipas saj Lapaj gënjen kur thotë se ai ka Amerikën nga mbrapa, por përveç kësaj ai nuk është as trasnparent për fondet që lëvizja e tij ka marrë.

“Nuk është refuzim, Lapaj, Llapaj, unë nuk e bëj me dashje. Duhet të fokusohemi te ky njeri që thotë se ka Amerikën nga mbrapa dhe nuk e ka. Unë jam nga mëngjesi në darkë me kongresmenë me njerëz që janë nëpër evente gjithë kohën, janë miqtë e mi, jam në Pashkët që bëjmë me ta dhe nuk i them unë njeriu kam Amerikën me vete dhe Amerikën e kam.

Se ata që më mbështesin mua në Amerikë nga Kongresi, janë njerëz që më njohin mua e dinë luftën që kam bërë këto dy vite në Shqipëri, e dinë që dua të luftojë korrupsionin dhe  kanë një mbështetje organike. Ai thotë se nuk ka para e kërkon kompjutera nga populli, duke thënë se po e ngre lëvizjen nga 5 dollarë, por kjo është gënjeshtër, është mashtrim, se ti po harxhon 70 mijë euro nga një nga kompanitë më profesionale që e kanë bazën në UK.about:blank

Këtu nuk ka asgjë të keqe, por pse nuk ka një transparencë të fondeve, nga vijnë këto fonde dhe nga po të vijnë këto fondet kur ti ende nuk ka filluar mirë. Ai jo vetëm Amerikën nuk e ka, se flet edhe me fodullëk, por duhet të japë llogari ku i vijnë fondet”, tha Kokalari.

Scroll to Top