Ushtria izraelite ka ndërmarrë një fushatë bombardimesh në Rripin e Gazës, duke targetuar ato që thotë se janë objektiva nën kontrollin e Hamas.
Dhjetra pallate shumëkatëshe janë rrafshuar, ndërsa goditjeve me raketa me precizion të lartë nuk i ka shpëtuar as banka qendrore, universiteti dhe një shkollë e mesme.
Forcat izraelite thonë se gjatë bombardimeve në këto godina nuk ka patur civilë, por ato përdoreshin si baza nga terroristët e Hamas.